Lëndohen katër persona në një aksident në Prishtinë, dy prej tyre policë
Katër persona kanë pësuar lëndime trupore të martën, si pasojë e një aksidenti trafiku në rrugën “Bill Klinton” në Prishtinë.
Në mesin e të lënduarve janë dy policë.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Në këtë aksident janë përfshirë dy vetura teksa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor.
“Sot rreth orës 03:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘Bill Klinton’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy vetura në lëvizje ( njëra nga to veturë e policisë). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona ( dy nga ta zyrtar policorë). Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, thuhet në njoftimin e Ahmetit.
/Shqip.com