Lajme

Lekaj: Qeveria ta ndal presionin karshi sindikatave

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj

Në Kuvendin e Kosovës është duke u debatuar për grevën në arsim.

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj i bëri thirrje qeverisë t’i ul tensionet karshi sindikatave.

“Edhe në Kosovë, sindikatat kanë bërë një punë të shkëlqyer ku në secilin qeveri, sindikatat kanë qenë zë i fuqishëm. Nuk është momenti që SBASHK-u dhe sindikatat tjera të goditen në forma të ndryshme. Andaj ju bëj thirrje qeverisë që të ulin tensionet”, ka thënë Lekaj.

Gjithashtu Lekaj theksoi se grevat e sindikatave në Kosovë ka bërë jehonë kudo.

“Duke pësuar janë mësimdhënësit, po ashtu duke pësuar janë prindërit, të gjithë qytetarët janë duke pësuar pasi kanë nevojë për të kryer punët e tyre nëpër institucione. mbi këto fakte nuk është mirë që kryeministri të ofendoj grevistët”, u shpreh ai.

Theksojmë se ka nisur java e katërt prej kur punëtorët arsimor kanë hyrë në grevë.

Mësimdhënësit po kërkojnë miratimin në Kuvendin e Kosovës të Ligjit të Pagave, i cili do t’i rregullonte pagat në sektorin publik në bazë të një hierarkie të detyrave, por deri në miratimin e tij, kërkojnë shtesa në pagë prej 100 eurove në muaj./Shqip.com