Lajme

Lekaj: Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka hedhur akuza në drejtim të Qeverisë Kurti.

Ai është shprehur se me paaftësinë e saj, kjo Qeveri e ka bllokuar shtetit e Kosovës.

“Me paaftësinë e saj, kjo Qeveri ka bllokuar shtetin. Kjo ndikon që të kemi ulje të konsumit dhe të fuqisë blerëse e rrjedhimisht edhe rritje të inflacionit”, ka thënë Lekaj.

Sipas Lekaj, krejt çka bënë kjo qeveri është propaganda e vazhdueshme kinse kemi rritje enorme ekonomike, mirëpo gjendja në terren dhe shifrat tregojnë të kundërtën.

Ky është dështimi më i madh në 11 vitet e fundit. Edhe gjatë pandemisë është punuar më shumë. Ku është qëllimi i kësaj qeverie ta thëllojë edhe më tej krizën në vend?, ka shtuar më tutje Lekaj./Shqip.com