Lë Antwerpin për klubin turk

Turqia po kthehet në vendin e preferuar për futbollistët kuqezi, me këta të fundit që po krijojnë një koloni të vërtetë.
Pas Cikaleshit, Rey Manaj, Roshi, Dejvi Bregut, Muçit e shumë të tjerë, në Turqi, në orët e fundit të merkatos zbarkoi edhe Arbnor Muja.
Në mënyrë surprizë sulmuesi shqiptar u largua nga Belgjika, nga Royal Antwrp për t’u transferuar te Samsunspor.
Klubi turk me anë të një postimi në rrjetet sociale njoftoi transferimin e Mujës.

“Mirësevjen Arbnor Muja! Lojtari i kombëtares shqiptare të futbollit, i cili së fundmi ishte pjesë e Royal Antwerp FC, Arbnor Muja ka firmosur për 3 vite e gjysmë me Samsunspor”, bëri me dije klubi turk.
Kjo lëvizje vjen pas një periudhë jo shumë pozitive të Mujas në Belgjikë ku humbi jo pak nga statusi i tij titullar.
Muja shpreson që me këtë transferim në Turqi të këtë më shumë minuta për të qenë në kushte perfekte për “Euro2024”.
/Shqip.com