Sport Shqiptar

Lë Anglinë për Kroacinë, Adrio Pajaziti nënshkruan me skuadrën e re

Lojtari i Kombëtares Shpresa, Adrion Pajaziti firmos me Goricën në Kroaci.

Fantazisti shqiptar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Fulham për të nisur një të re, teksa u transferua në formë huazimi deri në fund të sezonit te skuadra kroate, e cila mund të ushtrojë edhe të drejtën e blerjes së 21-vjeçarit.

Pajaziti është pjesë e Fulham që prej vitin 2019.

Por, ky nuk është huazimi i parë për të, pasi shqiptari ka qenë në huazim te Haugesund në Norvegji nga shkurti 2023 deri në gusht të 2023.

/Shqip.com