Lajme

LDK thotë se është partia më e votuar nga diaspora: Faleminderit mërgatë

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se kjo parti ka dalë e më e votuara nga diaspora, njofton Shqip.com.

Në një postim në llogarinë zyrtare të kësaj partie në Facebook, thuhet se LDK ka marrë tre mijë e 164 vota.

Me këtë rast, kjo parti e ka falënderuar mërgatën për votat e dhëna.

“LDK-ja, partia më e votuar nga mërgata. Pas përfundimit të numërimit të votave me postë, kandidatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës janë votuar më së shumti nga mërgata jonë”, thuhet në njoftimin e partisë.

“LDK-ja ka marrë gjithsej 3164 vota. Falënderojmë mërgatën tonë anekënd botës për mbështetjen. LDK, për të gjithë!”, kanë thënë nga LDK-ja. /Shqip.com