Lajme

LDK-ja do të fillojë bashkëbisedimin me qytetarët

Lidhja Demokratike e Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka paralajmëruar fillimin e bashkëbisedimeve me qytetarët e Kosovës në javët e ardhshme.

Këtë e ka bërë të ditur ish-kryeministri Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ku tha se me qytetarët do të bisedojnë në lidhje me sfidat në të cilat po kalojnë.

“Në javët në vijim, Lidhja Demokratike e Kosovës do të jetë në qytete e fshatra për të biseduar me qytetarë dhe me biznese. Do të dëgjojmë secilin. Do të bisedojmë për sfidat nëpër të cilat po kalojmë në vitin e dytë të qeverisjes së majtë dhe për qasjen tonë në adresimin e këtyre sfidave. Ju presim për të dëgjuar vlerësimet, kritikat dhe propozimet e juaja.”, ka shkruar Hoti.

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti

Në fillim të shtatorit bashkë bisedimin me qytetarë e kishte filluar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj kishte thënë se me qytetarët do të flasin për njohjen reciproke Kosovë-Serbi dhe situatën e rëndë ekonomike – sociale me theks të veçantë për krizën e rëndë energjetike./Shqip.com

Shqip.com
Çmimet e derivateve në Kosovë Çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës.
  • Dizel: 1.60
  • Benzine: 1.33
  • Gas: 0.76
Sot : 28/09/2022