Lajme

LDK-ja del me 3 propozime për Qeverinë për ta zbutuar krizën ekonomike

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti
Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën e Kuvendit të Kosovës ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për vonesa në subvencione, derisa ka thënë se jeta e qytetarëve po vështirësohet.

Ai ka thënë Kosova po përballet me tri probleme politike dhe ekonomike që kanë rënduar jetën e qytetarëve, kriza energjetike, rritja e çmimeve dhe kriza ekonomike.

Deputei i LDK-së ,Avdullah Hoti ka shpalosur 3 propozime për Qeverinë.

Masa 1 – të bëhet indeksinimi i të gjitha skemave të ndihmave sociale, së paku për të mbulaur çmimet e produkteve ushqimore bazike. Masa 2 subvencionet në bujqësi. Rritja e kostove të produkteve bujqësore është rritur. Kemi verifikuar këtë në terren. Ftoj qeverinë të konsiderojë rritjen e menjëhershme të subvencioneve në bujqësi. Edhe kjo mbulon 1/3 e familjeve në vend. Masa 3 është t’i ktheheni debatit për pagën minimale. Duhet rritur sa më parë paga minimale, në mënyrë që sektori publik dhe privat ta ndjejë rritjen. Të gjitha këto masa janë të përballueshme për buxhetin e shtetit”, u shpreh Hoti.

Ilustrim

“Janë 3 probleme që e kanë vështirësuar jetën e qytetarëve. Kriza energjetike, kriza me çmime, dhe lufta në Ukrainë. Për shkak të këtyre problemeve, jeta e qytetarëve është duke u vështirësuar. Secilës familje u janë rritur kostot e jetesës, nga 150 në 200 euro në muaj. Është e pashmangshme të dizajnohen pakot e ndihmës. Kriza sociale është e madhe. Vonesat vetëm po shtojnë problemet e famljes”, tha Hoti.

Në seancën e sotme po diskutohet edhe për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës./Shqip.com