Lajme

Largohet nga puna zyrtari doganor, dyshohet se keqpërdori autoritetin zyrtar

Dogana e Kosovës
Dogana e Kosovës

Dogana e Kosovës ka larguar nga puna një zyrtarë të saj, për shkak të dyshimit se ai ka keqpërdorur detyrën zyrtare në pikën kufitare në Vermicë.

Përmes një njoftimi për media të Doganës së Kosovës, thuhet se zyrtari doganor ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës.

Dogana e Kosovës.

“Provat e administruara nga Dogana e Kosovës lidhur me rastin i cili ka ndodhur në pikëkalimin kufitar të Vermicë janë të qarta për vërtetuar se zyrtari doganor gjatë ushtrimit të detyrave të punës ka bërë shkelje serioze të kodit të etikës, e të cilat janë të pa pranueshme për sistemin e standardeve dhe vlerave që përfaqëson Dogana e Kosovës si institucion publik”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Tutje, në njoftim thuhet se Dogana e Kosovës është e përkushtuar që të mos lejoj asnjë shkelje të procedurave dhe të gjithë zyrtarët e tyre të jenë në nivelin më të lartë të detyrës./Shqip.com