Lajme Botë

Largimi i Putinit do të sjellë kaos mes liderëve rajonalë

Presidenti rus, Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka shtypur miliona njerëz teksa po shkon drejt tiranisë.

Megjithatë, edhe largimi nga pushteti i Vladimir Putin do të sjellë kaos: një luftë për pushtet; me liderët rajonalë që do të duan të shkëputen nga Moska; dhe një arsenal bërthamor që mund të rrezikojë të bjerë në duar të gabuara, raporton abcnews.al.

Tani për tani, pak politikanë dhe ekspertë duan që të flasin publikisht për botën pas Putinit, duke qenë shumë të kujdesshëm ndaj ndërhyrjes në politikën e brendshme. Por në dyer të mbyllura, liderët në vendet perëndimore dhe analistët po diskutojnë mbi skenarët që mund të ndodhin kur Putin të largohet në mënyrë të pashmangshme, dhe si duhet të reagojnë aleatët e Ukrainës.

“Unë dua të jem i kujdesshëm dhe të mos spekuloj shumë mbi situatën e brendshme politike në Rusi. Pavarësisht se çfarë mund të tregojnë analizat e ndryshme, mendoj se ajo që duhet të bëjmë ne në NATO, është të jemi të përgatitur për të gjithë skenarët e mundshëm. Dhe të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainën”, ka thënë Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, kur u pyet se si aleanca po përgatitej mbi mundësinë e largimit të Putinit nga posti që mban.

Gjithsesi, një ndryshim i madh këtë herë është se Evropa tani është më pak e varur ekonomikisht nga Moska.

/Shqip.com