Rozë

“Larg syri i keq”, çfarë i ndodhi sot Einxhel Shkirës?

Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një nga çiftet e Big Brother Vip, të cilët aktulisht po shijojnë ende lidhjen e tyre.

Madje, dje dyshja kanë organizuar “baby shower” meqë rast zbuluan se po bëhen prindër të një djali.

Por pas festës për zbulimin e gjinisë, Einxhel u përball me një të papritur. Në “Instastory”-n e saj ajo ka publikuar një foto ku tregon një vazo lulesh të thyer.

“Larg syri i keq”, ka shkruar moderatorja.

Ndërkohë, pak kohë më parë, pasi konfirmuan se ata janë në pritje të një fëmije, Einxhel dhe Dagz kanë folur në një intervistë lidhur me emocionet e tyre. 

Pas konfirmimit se po bëhen prindër, nuk dihet nëse çifti do organizojnë dasmë apo do e lënë pas lindjes së bebit./Shqip.com