Rozë

Lansohet projekti i shumëpritur nga Shpat Deda dhe Bim Bimma

Këngëtari, Shpat Deda dhe reperi, Bim Bimma

Këngëtari i njohur, Shpat Deda dhe reperi, Bim Bimma, kanë lansuar këngën e tyre më të re.

Ata kanë bashkuar forcat në projektin e ri muzikor të titulluar “N’dikon ndikon” e që është ndryshe nga çka jemi mësuar të dëgjojmë nga dyshja.

Projekti është vizuelizuar me videoklip unik, i cili tashmë ka filluar të pëlqehet nga fansat e dyshes pasi që përmban mesazhe për gjendjen në Kosovë.

Mënyra e gërshetimit të tekstit me situatën po cilësohet si “kryevepër” nga fansat e tyre.

“Dhe tani diçka shumë më ndryshe”, ka shkruar Shpat Deda ku ka bërë njoftimin për publikimin e projektit të ri.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shpat Deda (@shpatdeda)

Siç bëhet e ditur për tekstin dhe montazhën e këngës janë kujdesur të dy artistët, ndërsa për kamerën është kujdesur, Rron Ismajli.

Për këngën ka shkruar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu e cila ka shpërndarë projektin.

“Sa shumë përmbajtje”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e këngës në Facebook.

Projekti tashmë gjendet në kanalin YouTube dhe në të gjitha platformat tjera. /SHQIP.com