Teknologji

Lancia prezanton veturën me dizajn futuristik (Video)

Prodhuesi italian i veturave Lancia ka prezantuar dizajnin e një automjeti futuristik.

Lancia tërësisht e re dhe me shkëlqim, do të fokusohet te automjetet elektrike, por do të përdor gjuhën e dizajnit nga e kaluara, ndërsa qëllimi ambicioz i ringjalljes së markës klasike vjen nën emrin Rilindja e Re e Lancia.

Si pjesë e rilindjes është edhe logoja e re dhe një makinë me një koncept dizajni ndryshe nga çdo gjë që kemi parë në një kohë shumë të gjatë.

Koncepti i dizajnit quhet Pu+Ra që do të thotë “i pastër dhe radikal”.

Lancia e parë e re do të jetë Ypsilon dhe që është planifikuar të dalë në treg në vitin 2024.

Mëpas, kompania do të prezantojë një model të ri çdo 2 vjet dhe deri në vitin 2028 vetëm automjetet elektrike do të shiten.

Kompania po planifikon të hapë 100 ekspozita të reja në të gjithë Evropën dhe do të shesë makinat e saj në formë online.

/Shqip.com