Teknologji

Lamtumirë ‘Airplane Mode’

Bashkimit Evropian ka marrë vendim për lejimin e përdorimit të telefonave gjatë udhëtimit me aeroplan.

Përdorimi i smartfonëve do të bëhet përmes instalimit të teknologjisë më të fundit 5G në avionë, duke i lejuar pasagjerët të përdorin telefonat inteligjentë dhe pajisjet e tjera të lidhura ashtu siç bëjnë në tokë.

Komisioni Evropian ka përshtatur legjislacionin për komunikimet celulare me standardet më moderne me të cilin mundësohet që mbulimi me valët 5G, mund të hyjë në funksion në avionë.

“Qielli nuk është më kufiri kur bëhet fjalë për lidhjet me shpejtësi të lartë dhe me kapacitet të lartë. 5G do të mundësojë shërbime inovative për njerëzit dhe mundësi rritjeje për kompanitë evropiane”, tha Komisioneri i BE-së për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton.

Mbulimi me rrjetin 5G, do të mundësohet duke instaluar një të ashtuquajtur “pico-cell” në avion.

Nëpërmjet tij, thirrjet telefonike, mesazhet me tekst dhe trafiku i të dhënave, mund të dërgohen nëpërmjet një rrjeti satelitor në një rrjet celular në tokë.

Në një vendim tjetër, Komisioni Evropian kërkon gjithashtu të hapë frekuencat 5 GHz për Wi-fi në makina, autobusë dhe mjete të tjera transporti.

Belgjika dhe shtetet e tjera anëtare të BE-së, kanë afat deri më 30 qershor 2023, për t’i bërë brezat frekuencor 5 GHz të arritshëm për transportin rrugor.

/Shqip.com