LAJMI I FUNDIT/ Stresi vetëdorëzohet në Policinë e Pejës
Publikuar:
(01.11.2024 12:19:04)
Reperi Arkimed Lushaj i njohur emrin e artit si Stresi, është vetëdorëzuar në Stacionin e Policisë në Pejë, sot rreth orës 09:00. Lajmi konfirmohet nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova ka thënë se “Arkimend Lushaj është paraqitur në stacion bashkë me avokatin e tij”.
“Rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”,u shpreh ai.
Artisti ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë për dyshimet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë.
/Shqip.com