Lajmi i fundit / Gjendet i vdekur një 24-vjeçar në Prizren
Publikuar:
(10.01.2024 19:11:38)

Një 24-vjeçar është gjetur i vdekur në Prizren. Dyshimet e para të Policisë janë se i njëjti ka kryer vetëvrasje me kallashnikov AK 47.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.
“Policia ka shkuar në vendngjarje dhe dyshimet e para janë se viktima D.K., mashkull, 24 vjeç ka kryer vetëvrasje duke përdorur armën AK 47. Është njoftuar prokurori kujdestar dhe të gjitha njësit dhe zyrtarët përgjegjës kanë dal në vendngjarje dhe janë duke u marr me rastin”, ka deklaruar Gashi.
/Shqip.com