Sport Ndërkombëtar

Lajm i bujshëm nga Argjentina që ka të bëjë me Messin

Pas transferimit të Cristiano Ronaldos te Al Nassr i Arabisë Saudite, tani tifozët nga i gjithë planeti presin të dinë fatin e Lionel Messit, kontrata e të cilit skadon në qershor 2023 me Paris Saint-Germain.

Tifozët parisienë shpresojnë ta shohin sërish me fanellën e skuadrës së tyre, por nga Argjentina vjen një lajm i bujshëm. “Messi ka refuzuar rinovimin me PSG-në”. Kjo shkruhet në edicionin online të “Cronica”, sipas të cilit “suksesi në Botëror me ‘Scaloneta’ ia hoqi motivimin. Nuk i mjafton fitimi i Champions League me Paris Saint-Germain si objektivi i vetëm”.

Dyshimet e Messit, shpjegon ende shtypi argjentinas, kanë “shtyrë David Beckham të kthehet në mision” për të pyetur kapitenin e Albiceleste nëse ai dëshiron të shkojë të jetojë në Florida, për të luajtur në MLS me Inter Miami.

“Shpresojnë ta rikthejnë edhe në Barcelonë, shtojnë nga “Cronica”, edhe pse tensionet e përjetuara me presidentin Joan Laporta e bëjnë të vështirë këtë hap për të”.

/Shqip.com