Lajme

Lajçak: Temat për energjinë dhe targat, ishin në agjendën tonë, nevojitet zgjidhje urgjente

Energjia elektrike dhe targat, kanë qenë dy temat kryesore në takimin midis Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi në Twitter nga vetë Lajçak.

“Në Beograd sot vazhdova diskutimin tim të hapur dhe serioz me presidentin Vuçiq në rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve. Energjia dhe targat ishin prioritet në agjendën tonë, pasi nevojitet zgjidhje urgjente. Kam ndjekur edhe çështjet aktuale me Petar Petkoviç” ka shkruar Lajçak.

Ndërsa Vuçiq pas takimit me Lajçak, është shprehur se ai do të luftojë për të mbrojtur vendin dhe popullin e Serbisë.

/Shqip.com