Lajme

Lajçak takon Petkoviç: Vazhdova bisedën më të cilat duhen të hapen në Dialog

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka zhvilluar takim me Drejtorin e të ashtuquajturës zyrë e Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviç.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga ana e vetë Lajçak në Twitter.

“Sot në mëngjes, në takimin tim me kryenegociatorin Petkovic Petar vazhdova bisedën mbi të cilat tani duhen hapa në Dialog”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

Po ashtu Miroslav Lajçak, gjatë ditës së sotme  ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për vendosjen e reciprocitetit.

Sipas Lajçak, vendimi i Qeverisë ka ndryshuar temat dhe planet e vizitës së tij. Lajçak ka bërë thirrje që të mos tensionohet situata dhe të punohet drejt normalizimit të marrëdhënieve./Shqip.com