Lajme

Lajçak takohet me Vuçiqin në OKB

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka njoftuar se temë diskutimi ishte zbatimi i Marrëveshjes së nënshkruar me palën kosovare.

“U dakorduam për nevojën për të avancuar zbatimin e Marrëveshjes në rrugën e normalizimit dhe rëndësinë e uljes së tensioneve”, ka shkruar Lajçak në X.

/Shqip.com