Lajme Botë

Lajçak: Pas 11 orëve negociata, jemi afër arritjes së një marrëveshjeje për disa dokumente

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë - Serbi, Miroslav Lajçak

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka komentuar dialogun e ditës së martë mes shteteve, ku ka thënë se jemi afër arritjes së një marrëveshjeje.

Lajçak përmes një postimi në Twitter ka thënë se kjo marrëveshje është gati të arrihet pas 11 orëve negociata.

“Jemi afër arritjes së një marrëveshjeje për disa dokumente. Por si shpesh, hapi i fundit është më i vështiri”, ka shkruar i dërguari i BE-së.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi

Ai gjithashtu ka thënë se puna po vazhdon./Shqip.com