Lajme

Lajçak: Në Prishtinë diskutuam për dialogun, lirinë e lëvizjes dhe energjinë

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka dhënë detaje lidhur me takimin e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislimi.

Përmes një postimi në Twitter, Lajçak është shprehur së në Prishtinë është diskutuar për dialogun, lirinë e lëvizjes dhe energjinë.

“Në Prishtinë sot vazhdova bisedën e javës së kaluar me kryeministrin @albinkurti në rrugën përpara në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Shfrytëzova rastin për të diskutuar çështje aktuale edhe me zëvendëskryeministrin e pare @BislimiBesnik, në veçanti lirinë e lëvizjes dhe energjisë”, ka shkruar Lajçak.

Lexo edhe:
Takimi Kurti-Lajçak, zyra e kryeministrit jep detaje nga takimi

Po ashtu edhe nga zyra e kryeministrisë kanë dhënë detaje lidhur me takimi midis Kurtit dhe Lajçak.

“Gjatë takimit u potencua vullneti dhe gatishmëria që tashmë e ka treguar Republika e Kosovës, për t’u angazhuar në një dialog parimor e të balancuar, nga i cili përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve”, thuhet fillimisht në njoftim.

Po ashtu është bërë e ditur se Kurti ritheksoi se qëllimi i dialogut duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme me njohjen reciproke në qendër./Shqip.com