Lajçak në Oslo, diskuton me krerët shtetërorë për dialogun Kosovë – Serbi

Miroslav Lajçak, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, me Sekretarin e Përgjithshëm dhe ekipin e Ministrisë së Punëve të Jashtme në Oslo kanë biseduar për dialogun Kosovë – Serbi, transmeton Shqip.com.
Përmes një postimi në Twitter, Lajçak u shpreh mirënjohës për mbështetjen e fortë që po i jep shteti norvegjez dialogut.
Po ashtu, përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian theksoi se në takim me zyrtarët e shtetit kanë diskutuar edhe për Ballkanin Perëndimor.
“Është mirë që jam sot në Oslo! Në takimet me Sekretarin e Shtetit, Sekretarin e Përgjithshëm dhe ekipin e Ministrisë së Punëve të Jashtme për Ballkanin Perëndimor, kemi diskutuar për situatën në Ballkanin Perëndimor dhe dialogun. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë të Norvegjisë”, ka shkruar Lajçak.
Good to be in Oslo today! In my meetings with the State Secretary, the Secretary-General and the Western Balkan team of the Foreign Ministry, we discussed the developments in the Western Balkans and the Dialogue. I’m grateful for Norway’s strong support to my work. pic.twitter.com/OMzYXWvQOv
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) December 1, 2021
Ndryshe, Lajçak javën e kaluar ka qëndruar në Kosovë ku është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Në këto takime, ata kanë biseduar për dialogun si dhe mundësitë që të ketë takime të ardhshme në Bruksel dhe rezultatet nga këto takime./SHQIP.com