Lajme Ballkan

Lajçak flet me eurodeputetin sllovak, raportues i PE-së për Serbinë

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me deputetin sllovak i cili është raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian.

Me të Lajçak ka folur për situatën në veriun e Kosovës, si dhe për dialogun Kosovë – Serbi.

“Patëm një diskutim të mirë me deputetin e Parlamentit EVROPIAN  VladoBilcik. Folëm për situatën aktuale në veri të Kosovës, dialogun dhe zhvillimet më gjerë rajonale”, ka shkruar Lajçak.

Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën.

Po ashtu nga ky shtet vjen edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.

/Shqip.com