Lajme Vizita e Lajçak në Kosovë, ndryshe nga herët tjera, kësaj radhe ka qenë e paparalajmëruar.

Lajçak erdhi sërish në Kosovë, po mban takim me Kurtin

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me të dërguarin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu.

Kryeziu ka njoftuar se Lajçak është duke qëndruar në Kosovë.

“Kryeministri Kurti nga ora 14:00 po zhvillon takimin me Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Lajçak që po qëndron në Kosovë. Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare”, ka shkruar Kryeziu në Facebook.

Kurti pak më parë është larguar nga seanca derisa po debatohej për grevën.

Lidhur me këtë, Kryeziu tha se kjo arsyeja e largimit të Kurtit nga Kuvendi ishte për shkak të takimit me Lajçakun.

“Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend. Sot ishte vetëm seanca e parë e sesionit të ri të Kuvendit. Gatishmëria për të debatuar në Kuvend nuk ka munguar e as nuk do të mungojë asnjëherë”, shtoi Kryeziu.

Ndryshe Lajçak bashkë me këshilltarët për politikë të jashtme dhe siguri të Gjermanisë, Jens Plotner dhe të Francës, Emmanuel Bonne u priten në takim nga Kurti më nëntë shtator.

Lexo edhe:
Lajçak: Biseduam më shumë se dy orë me Kurtin, ishte takim i rëndësishëm për dialogun

Pas kësaj vizitë ata shkuan edhe në Beograd për të takuar presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Ndryshe, Lajçak, bashkë me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar, qëndruan në Kosovë dhe Serbi edhe në fund të gushtit.

Pas angazhimeve të tyre diplomatike, Kosova dhe Serbia arritën marrëveshje për lëvizjen e lirë të qytetarëve, përkatësisht për heqjen e dokumenteve hyrëse/dalëse nga të dyja anët./Shqip.com