Lajme

Lajçak dhe Peach flasin për zhvillimet e fundit në Ballkan

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë qëndrimit në Mynih ku po mbahet konferenca e sigurisë, ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach.

Në një postim në “X” Lajçak ka shkruar se takimi ishte i dobishëm dhe se kanë informuar njëri-tjetrin mbi punën e tyre në rajonin e Ballkanit.

“Shumë e dobishme për të krahasuar shënimet me të dërguarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor Lord Stuart Peach. Ne e përditësuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak.

/Shqip.com