Sport Ndërkombëtar

La Liga e raporton PSG-në në UEFA

Javier Tebas

Vazhdimi i kontratës së Kylian Mbappes me Paris Saint Germain është lajmi që po qëndron në ballinat e thuajse çdo gezete-online të sportit – në Evropë.

Por, tashmë ky lajm ka marrë një hov edhe më të madh.

La Liga ka raportuar PSG-në në UEFA – për shkak të mënyrës së marrëveshjes që kanë arritur me Mbappen.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në faqen zyrtare të La Ligës.

“Ky është një skandal. Tani do ta raportojmë PSG-në tek UEFA, autoritetet franceze dhe autoritetet e BE-së”, thuhet ndër të tjera.

Teksa, nga pale e francezëve nuk ka pasur ende asnjë reagim lidhur me këtë.

Mbappe – ishte synimi kryesor i Real Madrid për merkaton e verës – por ai vendosi ta vazhdojë rrugëtimin me parisienët deri në vitin 2025./Shqip.com