Ky konkurrent i bashkohet sonte “Big Brother VIP”

Gjatë ditës së djeshme është bërë e ditur se do ketë një hyrje të re në “Big Brother VIP”.
Lajmin e konfirmuan producentja Sara Hoxha dhe prezantuesja Arbana Osmani në InstaStory të cilat treguan që behët fjalë për një djal single.
Emri nga autoret nuk u bë i ditur, por tashmë “Kryefjala” ka zbuluar emrin.
Bëhet fjalë për Olsi Mingomatën, ish-konkurentin e “Big Brother”, edicionit të parë.
Ai ishte një ndër senzacionet e kohës në vitin 2008 për lidhjen me një tjetër ish-konkurente, Noçen dhe ndarjen nga partnerja që e kishe lënë jashtë, live në ekran.

Kjo ngjarje televizive ishte bombastike për kohën duke bërë që në qindra konkurrentë të “Big Brother” në nëntë edicione, Olsi të jetë një nga ata që nuk harrohet.
Megjithatë, kjo hyrje nuk do të ta gëzojë Fifin me shumë gjasë që këto kohë ka kërkuar një mashkull “single” por të moshës së saj në “Big Brother VIP”.
“Mezi po pres Ilir me hy ndonjë mashkull brenda, mashkull single” – ishte shprehur Fifi të enjten gjatë ditës./SHQIP.com