Rozë

Ky është urimi i Bora Zemanit për ditëlindjen e djalit të saj

Djali i Bora Zemanit, Arbori sot feston ditëlindjen e tetë.

Ndërkaq, Bora, ka një urim shumë të veçantë për të birin.

Në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar disa foto të bashkëngjitur edhe me një mbishkrim.

“Ej ti, njeriu qe me zbukuron jetën… dua te te uroj edhe 100 vite te bukura! Jam e prekur ne çdo ditëlindje tendën sepse përpara syve kam një fëmijë jo vetëm te mençur, por mbi te gjitha te lumtur!! Kjo është krenaria me e madhe! Ti je i vogli im qe ke fuqinë te me japësh boten e te ndriçosh çdo dite timen! Te dua Arbor… dhe nuk e them dot me fjale se sa! arbordashuria”, ka shkruar ajo.

Bora ka ndarë shumë shpesh imazhe krahë të birit, madje ai shpesh e ka shoqëruar edhe në vendin e punës.

/Shqip.com