Rozë

Ky është postimi i Afronës pasi Blero konfirmoi ndarjen

Afrona dhe Blero

Afrona dhe Blero ka disa javë që janë cak i mediave rozë.

Kjo pasi dyshja u përfolën për një ndarje të mundshme-por asnjëri nga ta nuk e pranoi publikisht.

Ndërsa sot këngëtari Blero përmes një statusi më “Instagram”, tha së martesa e tyre ka përfunduar që nga muaji maj.

“Meqenëse do të jetë adresimi im i fundit lidhur më këtë temë. Unë dhe Afrona Dika i kemi dhënë fund martesës sonë 2 vjeçare në Maj të këtij viti. Arsyet janë tërësisht personale dhe që na përkasin vetëm neve. Nuk ka pasur asnjë moment hapësirë për interpretim, keqinterpretim apo përdorim të imagjinatës”, shkroi Blero.

Ndërkohë ,Afrona mbrëmë ka publikuar një fotografi të saj, duke mos komentuar aspak deklaratën e Bleros.

Ndryshe, çifti kishin kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë në vitin 2019. 

/Shqip.com