Rozë Ndërkombëtar

Ky është personi më i kërkuar në Google për vitin 2021, lë pas CR7

Këngëtarja e njohur, Britney Spears është shpallur emri më i kërkuar në Google Search për vitin 2021.

Kjo pasi ajo pati një rritje kërkimore prej 117% nga viti në vit.

E gjithë kjo pasi ajo fillimisht është përfolur për fitimin e kujdestaris nga babi i saj, i cili më parë kishte të drejtë ligjore që ta kontrollonte jo vetëm jetën profesionale por edhe atë personale.

Kjo ishte vendosur me një vendim gjykate 13 vjet më parë, për shkak të gjendjes jo të mirë psikike të saj.

Pastaj edhe fejesa e saj ishte një ndër ngjarjet më të komentuara, andaj edhe këngëtarja është numër një në Google.

I famshmi i dytë më në trend në Google ishte futbollisti i famshëm portugez, Cristiano Ronaldo, i cili kishte një rritje mesatare mujore të kërkimit prej 75%.

Personazhi i tretë është aktorja hollivudiane Megan Fox me rritje mesatare mujore të kërkimit prej 48%, themeluesi i Teslas, Elon Musk radhitet i katërti me rritje prej 41%, ndërkaq e pesta radhitet aktorja hollivudiane, Scarlet Johansson, me rritje prej 27%.

Në mesin e 10 më të kërkuarve për vitin 2021 në Google Search janë edhe Kim Kardashian, Meghan Markle, BTS, Ariana Grande dhe Kylie Jenner./SHQIP.com