Lajme

Ky është parashikimi i motit për dy ditët në vazhdim

Ilustrim

Nesër dhe pasnesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht përgjatë relievit malor.

IHMK njofton se temperaturat minimale do të lëvizin 6-12 gradë Celsius.

Ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius.

Temperatura më e lartë pritet të mbajë në Prizren dhe Gjakovë me 29 gradë celsius./SHQIP.com