Sport Ndërkombëtar

Ky është lojtari që PSG ka bindjen se do ta zëvendësoj Mbappe-n

Paris Saint-Germaini duket se nuk ka humbur kohë dhe e ka gjetur menjëherë lojtarin që do ta plotësojë boshllëkun e lënë nga Kylian Mbappe.

Më herët gjatë muajit shkurt, ishte raportuar se Mbappe do t’i bashkohet Real Madridit këtë verë, pasi i tregoi PSG-së qëllimin e tij që të largohet pas skadimit të kontratës në qershor.

Katër muaj më vonë transferimi i Mbappes tek gjiganti spanjoll u konfirmua dhe sulmuesi francez pritet që të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare.

Mediumi Le Parisien më herët kishte raportuar se Khvicha Kvaratskhelia i Napolit ishte objektivi kryesor i Parisit për ta zëvendësuar Mbappen, dhe bisedimet mes dy palëve thuhej se kishin shkuar mirë.

Bisedimet mes të dy palëve eventualisht u vërtetuan.

Në fakt, agjenti i Kvaratskhelias, Mamuka Jugeli, së fundmi kishte konfirmuar se PSG-ja ka dërguar një ofertë për të nënshkruar me lojtarin.

“Interesimi nga klubet arabe nuk është i vërtetë, por ka një interesim dhe një ofertë nga PSG.

Gjithçka varet nga Napoli dhe De Laurentis”, ka thënë ai për gazetarin Alfredo Pedulla.

Kvaratskhelia duket i hapur për një kalim tek PSG-ja, ndërsa bisedimet mes agjentit të lojtarit dhe PSG-së janë përshkruar si pozitive.

Kontrata e gjeorgjianit tek Napoli skadon në vitin 2027, ndonëse Napoli është shprehur i gatshëm ta lejojë largimin e tij për 80 milionë euro.

/Shqip.com