Rozë

Ky banor lë shtëpinë e famshme

Silvi ka lënë shtëpinë e Big Brother.

Ai ishte në garë me Ledionën dhe qëndrimi në shtëpinë e njohur ishte për kohë të shkurt.

Megjithëse kishte biletën, të cilën e mori nga Meritoni, ajo nuk ia mundësoi kthimin në shtëpi.

Silvi pranoi që kishte bërë gabime në lidhje me përpjekjen për të bërë një lidhje me Erjolën, derisa ka thënë se Big-un e fiton Heidi.

Ndërkohë është hapur një televotim i ri për zgjedhjen e liderit të ri në shtëpi.

E lideri që do të zgjidhet, do bëj lider edhe partnerin/en e krijuar nga loja e bërë nga Vëllai i Madh.

Gjithashtu, ai do të ketë mundësinë që të dërgoj në nominim një çift tjetër.

/Shqip.com