Lajme

Kuvendi vazhdon punimet sot

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës në orën 12:00 do të vazhdoj seancën e djeshme, e cila në mungesë të kuorumit i mbyllet punimet.

Në seancën e djeshme në lexim të parë është votuar rregullorja e re e Kuvendit.

Ndërsa, në parim u miratua edhe Projektligji për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës. E, në mungesë të vendimmarrjes ka dështuar votimi i Projektligjit për financim të Subjekteve Politike.

Rendi i plotë i seancës që përfshin pikat e diskutuara edhe dje: Deklarimet jashtë rendit të ditës, Pyetjet parlamentare, Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-106 për ratifikimin e Marrëveshjes për ndihmë të ndërsjellë juridike në çështjet civile në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-118 për ratifikimin e Marrëveshjes për Statusin e Forcave në mes të Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Kuvajtit, Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-119 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Malit të Zi në kontekstin e Aderimit në Bashkimin Evropian,

Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-113 për Policinë Ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-111 për Arkivat Shtetërore, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-110 për Agjencinë e Kosovës për Akreditim, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-122 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-174 për financimin e subjekteve politike, të ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-058 dhe Ligjin nr. 04/L-122 si dhe Ligjin nr. 03/L-073 për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 03/L-256,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-114 për regjistrimin e popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-103 për sistemin e menaxhimit të performancës së komunave dhe skemën e grantit të bazuar në performancë.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr.03/L-040 për vetëqeverisjen lokale. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-074 për Turizmin, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-075 për markat tregtare, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-076 për Mbrojtjen e sekreteve tregtare.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-108 për Deklarimin prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-121 për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme,

shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-112 për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr. 02/L-026 për tokën bujqësore, shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-116 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-197 për kimikate.

Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-120 për Ushqim, Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-063 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të Agjencive të Pavarura, Shqyrtimi i raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 05/L-025 për Shëndetin Mendor.

Emërimi i Kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit të NP KOSTT.

Propozimet e GP të Listës Serbe për zëvendësimin e anëtarit në Komisionin parlamentar dhe plotësimin e anëtarit në Komisionin Ad-hoc./Shqip.com