Lajme

Kuvendi miraton masat e Qeverisë për energji elektrike

Kuvendi i Kosovës
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi ka votuar pro vendimit të Qeverisë së Kosovës për zgjatjen e masave emergjente në furnizimin e energjisë.

65 vota ishin pro, ndërsa kundër ishin tri partitë opozitare, LDK, PDK e AAK.

Në anën tjetër, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk e ka përjashtuar mundësinë që rritja e çmimit të energjisë elektrike të rritet pas uljes së temperaturave.

Më tutje Rizvanolli ka arsyetuar propozim-vendimin e qeverisë për zgjatjen e masave emergjente të furnizimit me energji elektrike edhe për 30 ditë.

Sipas Ministrisë së Ekonomisë, zgjatja e këtij afati është bërë duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve.

“Zgjatja e afatit bëhet duke u bazuar në kërkesat e aplikantëve, të cilët kanë aplikuar në Fazën 1 dhe të cilët në mungesë të kapaciteteve të kompanive për liferim/montim të pajisjeve, e kanë të pamundur që të kryejnë procedurat e parapara brenda afatit të paraparë për aplikim në Fazën 2”, thuhet në njoftimin e ME-së.

Po ashtu, disa javë më parë, Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka prezantuar masat për subvencionimin e efiçiencës së energjisë për qytetarët.

Sipas Rizvanollit, nga këto masa do të përfitojnë rreth 10 mijë familje, e thekson se do të kursehen rreth 12 milionë euro.

/Shqip.com