Lajme

Kuvendi me seancë të re, diskutohet për pagën minimale

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës duke filluar nga ora 10:00 nesër do të mbajë seancën e radhës.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për nëntë pika të rendit të ditës.

Por njëra ndër pikat më kryesore që pritet të diskutohet gjatë seancës së nesërme është pika numër pesë.

Pika e pestë ka të bëjë me pagën minimale.

‘’Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022’’ thuhet në komunikatën e Kuvendit.

Këto pritet të jenë pikat tjera të cilat do të diskutohen në seancën e nesërme.

1.Deklarimet jashtë rendit të ditës
2. Pyetjet parlamentare
3. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës
5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar
9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.​/Shqip.com