Lajme

Kuvendi mban seancën e radhës, diskutohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore

Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Kosovës gjatë ditës së sotme pritet të mbajë seancën e radhës. Në këtë seancë pritet të diskutohen disa pika të rendit të ditës.

Si pikë e parë e rendit të ditës është miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, pastaj si pikë e rendit të dytë dhe të tretë e rendit të ditës janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Si pikë kryesore e rendit të ditës është Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-193 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023.

Seanca pritet të nis në ora 10:00.

/Shqip.com