Kush janë rebelët Huthi? Pse po i godet SHBA dhe kontrolli mbi Detin e Kuq

Huthët janë strukturuar si lëvizja shiite libaneze Hezbollah. Kjo e fundit i ka asistuar ata me ekspertizë dhe stërvitje ushtarake që prej 2014-s. Gjithashtu, rebelët konsiderojnë Iranin një aleat të rëndësishëm, pasi Arabia Saudite është armiku i tyre i përbashkët.
Republika Islamike dyshohet se i ka furnizuar ata me armë dhe sipas inteligjencës amerikane, ajo u ka mundësuar atyre sulmet ndaj anijeve në detin e Kuq.
Nga ana e tij, Irani mohon përfshirjen në sulmet e rebelëve.
Shumica e popullsisë së Jemenit jeton në zonat e dominuara nga Huthët, të cilët kontrollojnë kryeqytetin Sana, veriun e Jemenit dhe vijën bregdetare të detit të Kuq.
Grupi mbledh rregullisht taksa dhe printon kartëmonedha. Sipas OKB, deri në vitin 2010, ai kishte deri në 120 mijë ndjekës, përfshirë trupa të armatosura dhe mbështetës të çarmatosur.
Ushtria amerikane dhe ajo britanike, me mbështetjen Australisë, Bahreinit, Kanadasë dhe Holandës, ndërmorën të enjten sulme ndaj objektivave të përdorura nga grupi i rebelëve Houthi të mbështetur nga Irani në Jemen, tha Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden.
“Këto sulme janë në përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj sulmeve të paprecedente nga (grupi) Houthi kundër anijeve ndërkombëtare në Detin e Kuq, përfshirë përdorimin e raketave balistike kundër anijeve për herë të parë në histori”, tha presidenti Biden përmes një deklarate për shtyp.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak gjithashtu njoftoi për sulmet ndaj grupit Houthi.
Ai tha se sulmet e groupit Houthi kanë rrezikuar personelin amerikan, marinarët civilë dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, kanë rrezikuar tregtinë dhe kanë kërcënuar lirinë e lundrimit.
/Shqip.com