Rozë

Kush është mashkulli muskuloz që po e shoqëron Nitën në shtrat?

Ish-banorja e “Big Brother VIP” Nita Latifi ka nxitur aludimet e fansave se ajo ka nisur një lidhje të re dashurie.

Këngëtarja ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një video nga shtrati me një mashkull, të cilit i shikohej vetëm krahu muskuloz.

Nita është kujdesur që mos të zbulojë identitetin e tij, teksa shkruan krahas pamjeve, “Jam e sëmurë, nuk mundem që të dal”, ndërsa mashkulli që ka në krahë e përqafon atë.

Të shumta ishin aludimet e fansave që këngëtarja me anë të kësaj video konfirmoi romancën e re të dashurisë, megjithëse akoma nuk dihet nëse Nita me me të vërtetë është në një lidhje me djalin misterioz apo videoja ka të bëjë me ndonjë projekt muzikorë të artistes.

@nitalatifi Arsyetime e ksi gjana… 💔 . . . . . . . . #fyp #fypシ゚viral #kosovo #albania #bigbrotheralbaniavip ♬ original sound – Rachel Winters

/Shqip.com