Kusari-Lila: Pak minuta në votim vlejnë katër vite
Publikuar:
(14.11.2021 10:46:18)

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pak minuta në votim vlejnë katër vite.
Kusari-Lila theksoi se “sot është triumfi i demokracisë”.
Për këtë, ajo kërkoi nga qytetarët që të votojnë masivisht.
“Fushata ka qenë shumë e mirë dhe e qetë”, tha Kusari-Lila.
Ndërsa, për takimin që e kishte mbrëmë me kryeministrin, Albin Kurti, theksoi se “ishte takim për të diskutuar rreth procesit zgjedhor”. /Shqip.com