Lajme

Kusari-Lila flet lidhur me takimin e nesërm ku do të diskutohet për Asociacionin

Mimoza Kusari

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka folur lidhur me takimin e nesërm ku do të diskutohet për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë.

Kusari-Lila pyetet nga gazetarët se pse përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës nuk do të marrin pjesë në këtë takim të thirrur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Kusari-Lila thotë se ambasada ka të ftuar ministra të dikastereve të ndryshme nga pozita.

“Qeveria e Kosovës nuk ka asnjë përplasje me SHBA-të dhe nuk ka pasur në vazhdimisht koordinohemi dhe komunikojmë. Ne mund të kemi ndryshim mendimesh në raport me procesin dhe me agjendën e dialogut siç është diskutuar dhe prezantuar disa herë nga kryeministri. Ambasada e SHBA-së ka ftuar nga pozita ministra të dikastereve të veçanta që kanë konsideruar që mund të kontribuojnë në diskutimin për Asociacionin dhe natyrisht përfaqësues të partive opozitare dhe shoqërive civile”, tha Kusari-Lila.

Shefja e LVV-së, thotë se asnjë proces brenda Kosovës nuk mund të bëhet pa organet kompetente të saj.

“Asgjë nuk mund të behet nga dikush tjetër. Në Kosovë janë organet vendimmarrëse, parlamenti gjegjësisht Kuvendi si organ legjislativ dhe Qeveria si organ ekzekutiv e natyrisht edhe komunat në qeverisje lokale”.

Më 31 janar, Ambasada e SHBA-së do të organizojë një diskutim për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe (ASM) në Kosovë.

Lexo edhe:

Bëhet thirrje për protestë në ditën kur do të diskutohet për Asociacionin

Në rrjete sociale po qarkullojnë mbishkrime për thirrje për protestë gjatë ditës së marte.

Protesta nuk dihet se nga kush po organizohet, por thuhet se po bëhet për ta kundërshtuar Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas njoftimit, protesta do të filloj në sheshin e Prishtinës duke filluar nga ora 12:00.

/Shqip.com