Lajme

Kurti: Ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ushtria është detyra dhe projekti ynë madhor.

Ai këtë postim e ka bërë pasi që sot janë betuar 311 rekrutë të rijnë të FSK-së.

“Në kazermën “Adem Jashari” sot u betuan 311 rekrutë të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe morën statusin Ushtar i Kosovës.

Ndërsa dje, me shumicë votash Kuvendi miratoi tri projektligje që fuqizojnë bazën ligjore për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Mbrojtjes, FSK-së dhe të drejtat e obligimet për pjesëtarët e FSK-së: plotësim-ndryshimin e Ligjit për Shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe për Ministrinë e Mbrojtjes”.

Tutje ai tha se ushtria jonë po forcohet e zhvillohet për të siguruar e ruajtur paqen, demokracinë dhe progresin.

“U jemi mirënjohës partnerëve, vendeve mike e aleate për gjithë përkrahjen në modernizimin dhe trajnimin e FSK-së”, ka shkruar Kurti.

Ndërsa, presidentja,Vjosa Osmani, ka thënë se 311 rekrutët e rinj do ta forcojnë edhe më shumë ushtrinë tonë.

“Ditë krenarie! 311 rekrutë të rinj, nga sot do e forcojnë edhe më shumë Forcën tonë, Ushtrinë tonë”.

/Shqip.com