Lajme

Kurti: Unë kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka befasuar me deklaratën e tij, ku thotë se “më keni bo kryeministër, më mirë me u pa bo kryeprokuror”.

Këtë deklaratë Kurti e ka bërë gjatë një takimi, ndërsa videoja është publikuar nga Lëvizja Vetëvendosje në faqen e tyre zyrtare në Facebook.

Në këtë video, Albin Kurti dëgjohet mes tjerash duke thënë se prokuroria dhe gjyqësia duhet të funksionojnë si duhet.

“Secilën ditë që po vazhdojë si kryeministër shpeshherë edhe duke e dëgju ministrin Hekuran po më duket që hala më e rëndësishme kish me qenë me u pa bo kryeprokuror. Po une kryeprokuror s’muj me u bë, a kryeministër m’keni bë ju, a kryeprokuror s’muj me u bo. Se për të ecë mbarë po nuk funksionoj edhe prokuroria edhe gjyqësia qysh duhet do të vonohemi shumë. Se këta me na nalë s’mujnë. Po, me na vonu po, ama gjithnjë e më pak e unë jom optimist që edhe në këtë pengesë ja dalim bashkë sikurse në të tjerat”, ka thënë ai.

/Shqip.com