Lajme

Kurti u kërkon aktivistëve të VV-së t’i ndezin turbinat

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh edhe kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, është deklaruar rreth zgjedhjeve lokale të 17 tetorit, kur qytetarët do t’iu drejtohen kutive të votimit, njofton Shqip.com.

Tani kur kanë mbetur edhe shtatë ditë nga mbajtja e zgjedhjeve lokale, Kurti thotë se të dielën e ardhshme do të merrët vendimi nga vetë qytetarët për jetën e përditshme të tyre.

“Udhëkryqi para këtyre zgjedhjeve është i tillë: nga njëra anë kandidatët e VETËVENDOSJE!-s me zgjidhje optimale për probleme reale, nga ana tjetër ata që paguajnë me milionat e vjedhura deri dje për video e marketing sot, me shpresë që nesër të zhvasin përsëri”.

Kurti iu ka kërkuar aktivistëve të partisë së tij që pasi i kanë ndezur motorat, “tash t’i ndezin edhe turbinat”.

“Në këtë javën e fundit ta tejkalojmë çdo parashikim, siç kemi bërë gjithnjë në zgjedhjet e kaluara. Sepse bashkë do të qeverisim. Vota për numrin 144 është votë që i jep shans zhvillimit dhe drejtësisë në komunat tona”, tha më tej Kurti. /Shqip.com