Lajme

Kurti thotë se Kosova do të vazhdoj të blejë pajisje ushtarake nga Turqia

Gjatë ditës së martë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kanë pritur në takim presidentin e Agjencisë së Industrisë së Mbrojtjes së Republikës së Turqisë, Haluk Gorgun, të shoqëruar nga ekipi i tij dhe ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı.

Siç thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit, fillimisht, Kurti shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, veçanërisht sa i përket ngritjes së kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Ai ka theksuar se Republika e Kosovës do të vazhdojë blerjen e pajisjeve ushtarake nga Turqia, e cila mbetet një prej partnerëve kryesor të Kosovës.

Në takim gjithashtu sipas njoftimit, është diskutuar rreth mundësive të bashkëpunimit në zhvillimin e industrisë së mbrojtjes, përkatësisht atë të prodhimit të municionit, dhe për kushtet që vendi ynë ofron për investitorë potencialë nga Turqia.

/Shqip.com