Lajme

Kurti takohet me von Cramon: Theksova se kryetarët në veri do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve

Albin Kurti/Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Raportuesen për Kosovë, në Parlamentin e Evropina, Viola von Cramon.

Kurti, përmes një postimi në Twitter, tha se me von Cramon, kanë diskutuar për zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi, dhe për situatën në veri, pas zgjedhjes së kryetarëve komunal.

Tutje, Kurti tha se i ka theksuar von Cramon se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve.

Të dielën, von Cramon, ka vizituar komunën e Zveçanit, teksa është parë duke biseduar me zyrtarët policorë atje.

/Shqip.com