Lajme

Kurti takohet me Solanën, bisedohet për zhvillimet e fundit

Kryeministri Kurti është takuar në Madrid më ish-Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Javier Solana, me që rast është biseduar mbi gjendjen e Kosovës.

Ish-Sekretari Solana tani është Drejtor i Patronazhit në muzeun kombëtar “Musedo Nacional del Prado”.

“Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për rolin e z.Solana gjatë dy momenteve përcaktuese për popullin tonë: çlirimin tonë në vitin 1999, si dhe shpalljen e pavarësisë në vitin 2008”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë.

Tutje, në njoftim thuhet se përvoja e Solanës si ish-Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s është e çmueshme dhe e paharrueshme për popullin e Kosovës.

Kujtojmë se Kurti është për vizitë zyrtare në Madrid ku do të marrë pjesë në Kongresin e Internacionales Socialiste, që mbahet në Madrid.

/Shqip.com