Lajme

Kurti: Putini është i fiksuar me Kosovën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tha se Rusia është e interesuar për destabilizimin e Ballkanit Perëndimor dhe për këtë po e përdor Serbinë.

Kurti, në një intervistë për TheGeopost, tha se presidenti rus, Vladimir Putin, është i fiksuar me Kosovën.

“Putini është i fiksuar me Kosovën edhe shumëçka e lidh me vitin 1999 dhe intervenimin e NATO-s. Ai është tepër i indinjuar që Kosova është shembull suksesi i intervenimit të NATO-s, i shtetndërtimit demokratik dhe i zhvillimit ekonomik”, ka thënë Kurti.

“Unë e kam të qartë se Rusia është e interesuar për destabilizimin e Ballkanit dhe për këtë e përdor Serbinë. Mirëpo në anën tjetër edhe Serbia është e gatshme që vazhdimisht t’i ngacmojë fqinjët, herë Bosnje e Hercegovinën, herë Malin e Zi e herë Kosovën sepse vetëm në këtë mënyrë ajo mund ta shmangë vëmendjen nga kriza e brendshme që ka, sepse asnjë popull nuk mund të qëndrojë gjatë pa liri”.

/Shqip.com