Lajme

Kurti: Putini duhet të gjykohet për krime lufte

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se krimet e Rusisë në Ukrainë janë krime lufte dhe Kremlini duhet të ballafaqohet për vrasjet e civilëve të pafajshëm.

Gjatë një interviste për CNN, Kurti tha se Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë, dhe Kosova e ka shprehur admirimin për lidershipin dhe Zelenskyn.

“Por ne jemi të vetëdijshëm që Kosova nuk është anëtare e NATO-s por NATO-n e kemi këtu”.

Ai gjithashtu ka thënë se intervenimi i NATO-s ndali gjenocidin serb dhe NATO është pjesë e historisë së Kosovës, andaj sa më shpejtë anëtarësimi do të jetë më mirë.

“Më kujtohet kur bombardoi Jugosllavinë e Millosheviqit, ku forcat ushtarake dhe paramilitare kryen krimet dhe mbi 80 për qind u dëbuan nga shtëpi dhe vajzat dhe gratë u përdhunuan”, u shpreh ai.

Kurti ka deklaruar ndër të tjera se nuk beson se Rusia mund ta bllokojë Kosovën.

“Spanja, Sllovakia, Rumania dhe Greqia shpresoj që do të na njohin dhe në këtë mënyrë do të jemi anëtare e NATO-s”, u deklaroi tutje.

Kryeministri shtoi se Serbia dëshiron paratë e BE-së, armët ruse dhe investimet kineze./Shqip.com